fbpx

Kryeministrja e Finlandës i jep fund beqarisë, martohet pas 16 viteve bashkëjetesë (FOTO)

Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, i ka dhënë fund beqarisë.

Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi të publikuar nga pjesëtarë të kabinetit të saj.

Në fotot e publikuara Sanna është shfaqur me fustan të bardhë, tufë lulesh në dorë dhe në krahët e bashkëshortit të saj Markus Raikkonen.

“Sana dhe Markus, prindër të një vajze dy vjeç e gjysmë, u martuan në rezidencën zyrtare të kryeministrit, në prani të familjes dhe miqve më të ngushtë”, thuhet në njoftimin e kabinetit të saj.

Sakaq, kujtojmë që Sanna dhe Markus kanë 16 vite që bashkëjetojnë bashkë, por vetëm së fundmi kanë vendosur që lidhjen e tyre ta kurorëzojnë në martesë.

 

sanna-marin-wedding-pic2 finland-2 finland-4
<
>