fbpx

Kryenegociatori i BE përshëndet marrëveshjen

DD96F0F4-D0B0-4975-971F-A03EDE7D2427.jpeg

Kryenegociatori i BE Brexit Michel Barnier thotë se përparim “vendimtar” është bërë në arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare për largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga blloku.

Barnier tha se marrëveshja e tërheqjes me 585 faqe përfaqëson një “hap vendimtar në përfundimin e negociatave”.

Komentet e tij erdhën pasi Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar Theresa May tha se kabineti i saj e kishte mbështetur projekt-marrëveshjen.

Barnier do të takohet me kreun e Këshillit të BE Donald Tusk të premten në mëngjes.

Barnier do të drejtohet në Strasburg për të njoftuar Parlamentin Evropian, për marrëveshen e cila do të jetë e nevojshme për të marrë miratimin e Brexit para se Britania të largohet nga BE në marsin e ardhshëm.

Udhëheqësit e 27 vendeve të tjera të BE-së gjithashtu do të duhet të miratojnë marrëveshjen.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *