TË FUNDIT

“Kryepacienti i infektuar rëndë nga COVID është…”. Manjani ironi të fortë: Pacienti është rëndë…

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar lidhur me ndryshimet në qeveri të paralajmëruara nga kryeministri Rama, por edhe nga numri 2 i PS, Taulant Balla.

Me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, Manjani shkruan me ironi se i infektuari rëndë nga COVID-19 është qeveria dhe ndryshimet e ministrave, sipas tij, janë si puna e terapive eksperimentale që i përdorin kot më kot spitalet për të luftuar COVID.

“Kryepacienti i infektuar rëndë nga COVID është qeveria. Është sëmurë rëndë dhe ka kapë krevatin.

Këto ndryshimet e ministrave janë si puna e terapive eksperiementale që i përdorin kot më kot spitalet për të luftuar COVID.

Por “pacienti” është rëndë! Ka edhe sëmundje bashkshoqëruese si korrupsioni, lodhja, abuzimi me pushtetin, mashtrimi i opinionit, skandale të përhershme, etj.

Rëndë shumë është.

Besoj se nuk e ndihmojnë më “terapitë” eksperimentale me ndryshime ministrash.

Duhet intubuar…”, shkruan Manjani.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat