Kryetarja e KQZ në Kosovë: Pjesëmarrja në zgjedhje, në rritje, nuk ka incidente

KQZ.jpg

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë  ka publikuar shifrat për daljen në votime për secilën komunë të Republikës së Kosovës. Sipas këtij institucioni, dalja e përgjithshme deri në orën 15:00 është mbi 29 për qind, ndërsa kjo e përkthyer në numër, shkon në 560 mijë persona që kanë hedhur votën brenda kutive të votimit.

Kryetarja e KQZ-së në Kosovë, Valdete Daka në një prononcim për News 24 tha se procesi po shkon normalisht, ndërsa shtoi se deri në orën 15:00, 29 për qind e qytetarëve, kanë votuar për zgjedhjet e përgjithshme.

Ajo theksoi se ky është një trend pozitiv në krahasim me zgjedhjet e zhvilluar dy vite më parë.

Deri në orën 15:00 kanë votuar  29 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. Kemi një rritje të votuesve në krahasim me zgjedhjet e 2017. Nuk ka incidente që cenojnë procesin. Kemi disa  persona që janë intervistuar, por më pas janë liruar. Zakonisht trendi është në rritje në orët e fundit para mbylljes së procesit. Për herë të parë pjesëmarrja mund të shkoj drejt 50 përqindëshit, por ky është një supozim i imi”-tha Valdete Daka.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303