Kryhen homazhet për parodistin e Vlorës, Muhamet Liko

Është përcjellë për në banesën e fundit, trupi i pajetë i parodistit të Vlorës Muhamet Liko, i cili u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare.

Homazhet për nder të mjeshtrit të madh janë zhvilluar në hollin  e teatrit “Petro Marko” të Vlorës. Në ceremoni e nderimit kanë qenë prezentë miq, dashamirës, qytetar të Vlorës, personalitete të jetës politike, kulturore, të qytetit por jo vetëm.

Një kurorë me lule në shenjë mirënjohje për Metin u dërgua në Vlorë edhe nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Për të gjithë Muhamet Liko nuk është vetëm parodisti i Vlorës, është parodisti i të gjithëve. Personi që me humorin e tij u rritën breza me rradhë.

Liko është humbje e madhe për gjithë Shqipërinë. Paroditë e tij do të mbahen mend brez pas brezi si dhe humori që ai dhuroj nuk do të shuhet kurrë.

Aktori i njohur i humorit u nda nga jeta në Itali më 30 maj pas një ndërhyrje kirurgjikale në zemër.