fbpx

“Kshu është kur e ke burrin…”/Këngëtarja shqiptare sherr me komentuesen: “Shih burrin tënd mos i bën…ndonjë tjetre”

640-0-5e1c3135cd018-620x368.png

Adelina Tahiri është një ndër këngëtaret shqiptare që ka krijuar mjaft zhurmë në media pas zyrtarizmit të lidhjes me bashkëshortin e saj miliarder. Diferenca e madhe e moshës, por edhe origjina e tij shkaktoi mjaft polemika.

Mirëpo pavarësisht këtyre Adelina na ka treguar gjithmonë se ajo e ka vazhduar e qetë jetën përkrah bashkëshortit dhe është mjaft e lumtur. Madje shpeshherë ndan postime të shumta në rrjete sociale ku na njeh me jetën e saj private.

Së fundmi Adelina ka postuar në Instagram një foto ku shfaqet e veshur me të zeza dhe pozon në mes të borës, teksa të brendshmet i ka ngritur lart për të qenë sa më provokuese. Pikërisht ky detaj ka ngjallur reagime të shumta.

“Kshu është kur e ke burrrin e vjetër dhe s’e kupton Instagramin. Poston kështu fotosh,”– shkruan një ndjekëse në profilin në Instagram të Adelina Tahirit.

Ky koment, ku përfshihet edhe bashkëshorti i Adelinës, ka merituar një replikë nga ana e këngëtares: “E dashur, sa i përket burrit mos ki kaq merak. Kupton më mirë se ty dhe mua. A sa i përket fotos ai ma bëri, mos u merakos po shih familjen tënde dhe burrin tënd, mos i bëjë foto ndonjë tjetrës. Shumë dashuri për ty”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303