fbpx

Kthehen në Shqipëri 17 emigrantët shqiptarë të bllokuar në Kapshticë

17 emoigrantë shqiptarë të cilët kishin mbetur të bllokuar në tokën neutrale si pasojë e mbylljes së kufirit me Greqinë, janë lejuar të futen sot në Shqipëri.

Mësohet se personat e lejuar janë ata me leje dhe ata që kanë probleme shëndetësore.

Kujtojmë që emigrantët nuk janë lejuar të futen në tokën shqiptare për shkak të masave ndaj koronavirusit.

Sipas rregullave të reja të vendosura nga qeveria shqiptare, personat që duan të hyjnë në Shqipëria nga shteti grek, duhet të marrin një autorizim nga konsullata shqiptare, vetëm duke paraqitur arsye të forta për kthimin në atdhe.

Ndërsa sa i përket rikthimit në Greqi personave që iu ka mbaruar afati i lejes së qëndrimit nuk mund të rikthehen, kurse ata me leje qëndrimi të përhershme mund të rikthehen.