Kthehet sërish makthi i zjarreve në Greqi

Vetëm tre muaj pasi një zjarr në Mati të Athinës shkaktoi vdekjen e pothuajse 100 personave, sërish flakët shkaktojnë panik në Greqi.

Kësaj radhe, repartet e zjarrfikësve kanë punë me zjarret në Halkidhiki. Zjarri ka nisur mëngjesin e së enjtes dhe si pasojë e erërave të fuqishme ka djegur dhjetëra hektarë me pisha, duke rrezikuar edhe shtëpitë.

Megjithëse është punuar gjatë gjithë ditës, zjarri ende nuk është vënë nën kontroll dhe autoritetet kanë evakuuar zonën e bregut Ahlada, pranë fshatit Sarti, dhe disa zona përreth.

Vlerësohet se fronti i flakëve shtrihet në një vijë prej 3 km, ndërsa si shkak për shpërthimin e zjarrit thuhet se ka qenë rënia e një peme mbi kabllot e shtyllave elektrike.

Lër një koment