fbpx

“Ktheje Atdheun prapë në Për’Puthen”. Autorja Olsa Muhameti tregon se ç’do ndodhë sot me ish-konkurrentin

Screenshot_4-6.png

Atdheu u largua pak kohë më parë nga “Për’Puthen” pasi zbuloi se ka pasur një puthje të fshehtë me Antonelës ku më pas ky detaj solli debate të ashpra në studio.

Mirëpo për këtë arsye Atdheu u largua nga emisioni duke bërë edhe një njoftim.

“Të dashur miq! Më vjen keq për shumë info të pavërteta që mund të keni dëgjuar këto ditë, për situatën e krijuar kur figura ime kinse ka dashur të përbaltet por nuk do të munden dot. Një sqarim për dashamirësit e mi: Atdheu nuk është pezulluar nga emisioni, por jam larguar vetë me dëshirën time për mos t’u bërë pjesë e llumit. Ju falenderoj për mbështetjen e do të jem gjithnjë transparent me ju!”, u shpreh ai.

Fansat u bënë kuriozë dhe dhanë dhe më tej opinionet e tyre në lidhje me ish-konkurrentin.

“Olsa ktheje Atdheun prapë nëpër emisionet tuaja se kemi dëshirë ta shohim. Respekte”, shkruan ndjekësi.

“…Që nga vendimi i pezullimit, Atdheu ka një rikthim nesër dhe një përballje. Për më shumë ndiqni “Për’puthen” nesër në 18:20”, i është përgjigjur Olsa.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303