fbpx

Ktheu ligjin për masat në TV ndaj Covid, Meta tjetër mesazh Ramës

Teksa ka shpërndarë edhe një herë vendimin e ti të sotëm për të kthyer masat në TV ndaj COVID, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shprehur dhe njëherë qëndrimin e tij se nuk do të dekretojë asnjë rregull të ri që cenon liritë dhe të drejtat kushtetuese të njeriut, veçanërisht të mediave.

“Përkrah masat kufizuese objektive që ndihmojnë në përballimin dhe tejkalimin sa më parë të pasojave të pandemisë COVID-19.

Por nuk do të dekretoj asnjë rregull të ri, që në shpërdorim të procesit legjislativ dhe përmes masave ndëshkuese shproporcionale, cenon liritë dhe të drejtat kushtetuese të njeriut, veçanërisht lirinë dhe pavarësinë e medias”, ka shkruar Meta në Facebook.

Kujtojmë se Presidenti Meta ka kthyer në Kuvend për rishqyrtim ndryshimet dhe shtesat që qeveria kreu mbi aktin normativ për masat anti-Covid në Shqipëri.

Meta argumenton se ndryshimet ligjore të kërkuara, veçanërisht ai për studiot televizive, është i mirëpritur, porse masa ndëshkuese është e shproporcionale dhe cënon të drejtën e lirisë së shprehjes e informimit.