“Ktheu mensën në loto”, Nishani padit Ramën për shpifje

Rama-nishani_1.jpg

Ish-presidenti Bujar Nishani aktualisht kryetar i Këshillit Kombëtar të PD ka vendosur të padisë për shpifje kryeministrin Edi Rama për akuzën publike të tij se “vëllai i Presidentit e ktheu në loto mensën në Qyteti Studenti”.

Ish-presidenti siguron se i vëllai as nuk ka tentuar, as nuk ka nuk ka privatizuar kurrë ndonjë objekt në Qytetin Studenti. Zoti Nishani e sfidon Edi Ramën, si njeriu që ka në dorë çdo pushtet dhe çdo zyrë publike, nga tatimet tek hipoteka, të bëjë publike dokumentet që provojnë se vëllai i ish-presidentit është pronar i ish-mensës në Qytetin Studenti apo ka kryer ndonjë aktivitet lotoje aty.

Pak kohë më parë, për të vërtetuar se e njëjta akuzë ishte shpifje, ish presidenti Nishani publikoi certifikatat e pronësisë së pronarëve të ligjshëm, që nuk kanë asnjë lidhje me familjen apo të afërm të tij.

Ndërkohë Nishani ka publikuar edhe certifikatat e pronësisë.

certifikatat-e-pronesise-Nishani-1 certifikatat-e-pronesise-Nishani-2 certifikatat-e-pronesise-Nishani-3 certifikatat-e-pronesise-Nishani-4
<
>
scroll to top