fbpx

Kthimi i “Shën Sofisë” në xhami, reagon ashpër Kryepeshkopi Janullatos

Vendimi i Turqisë për të rikthyer “Shën Sofinë” apo Kishën e Urtësisë së Perëndisë, në xhami, ka nisur një debat të ashpër edhe jashtë Turqisë

Ky vendim është komentuar edhe nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë.

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos, e quan vendimin një veprim tragjik, që minon shpresën më të madhe të epokës, bashkekzistencën e feve dhe qytetërimeve.

“Ky vendim na kthen pas, në aspekte të errëta të historisë. Një vend si Turqia, që dëshiron të jetë pararojë, zgjedh rolin e praparojës së vonuar kulturore.

Është mëkat edhe gabim kur vaji i fesë përdoret për të ndezur dhe për t’i shërbyer qëllimeve nacionaliste. Qëllimi fisnik i fesë është të qetësojë plagët dhe të paqësojë shpirtrat e njerëzve”, shprehet Janullatos.