fbpx

‘Ku e gjeti Rama guximin që prishi teatrin, kush e mban në pushtet’, përgjigjet Basha

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha foli sot se ku e gjeti guximin Rama që përsëri e prishi teatrin, se kush e mban atë në pushtet. Basha tha se Rama është peng i oligarkëve dhe kriminelëve, të cilët të vrasin nëse s’u jep atë që i ke premtuar.

“Një nga gazetat që cituam e ka konsideruar akt hitlerian. Është shumë e rëndë që një media botërore të konsiderojë diçka akt hitlerian. Dhe nuk është e vetmja. Po kur flet për këta dy njerëz, kur më pyet, flet sikur janë dy njerëz normal, si unë e ti, si ato artistët atje te teatri. Këta janë pengje të oligarkisë, të kriminelëve, janë pengje të pazareve të pista. Partnerët e Edi Ramës po s’u dhe kaparin të fusin plumbin”, tha Rama.