fbpx

‘Ku është Anisa i thashë’? Kunati jep detajet tronditëse: Ajo kishte mbaruar, ato më thonin që…

Një ngjarje e rëndë tronditi Kombinatin, ku Zhaneta dhe Anisa Josifi u gjetën të vdekura. Nga ana tjetër, Blerta ishte e vetmja që u gjet e vetëdijshme në banesë.

Ndërkohë, kunati i Zhanetës ka bërë me dije disa detaje tronditëse. Ai thotë se kishte shkuar t’i takonte disa herë në shtëpi, por Zhaneta dhe Blerta nuk e linin të futej brenda, duke e gënjyer për gjendjen e Anisës.

“Ky sekt fetar kishte ardhur nga Holanda më duket, e këto ishin bashkuar me të në Përmet. Pastaj vazhduan lidhjet me këtë grup të Përmetit. E ka marrë Anisën një grua dhe i thoshte “stop, stop, mos i lexo këto libra”. Në fillim u mbyll Anisa, pastaj Blerta. Erdhi koha e pandemisë. Nuk vente në punë as e ëma. Unë shkova te shtëpia për t’i takuar. Ma hapi derën Zhaneta me Blertën, të dyja. Ku është Anisa i thashë unë? Më thanë që është te dhoma tjetër. Anisa, Anisa hajde se ka ardhur xhaxhi, por ajo nuk dilte se kishte mbaruar, kishte kohë që kishte mbaruar. (Përlotet) Unë kërkova që ta takoja, por ato më thoshin ja prit dhe një javë, prit dhe pak. Kaloi marsi, kaloi prilli. Ato të dyja flinin në një krevat, Zhaneta me Blertën se Zhaneta kishte frikë mos Blerta e tradhëtonte”, tha kunati i Zhanetës për Top Channel.