“Ku është babi?”. Ja si i përgjigjet Fjodora Fjora djalit të birësuar

fjo.jpeg

Gazetarja Fjodora Fjora e ftuar në “E diell”, ka folur për pyetjet të cilat po i bën i biri Alteo gjashtë vite pas birësimit.

Gjatë fjalës së saj në studio, Fjodora tha se i biri e ka pyetur se ku është babi, ndërsa shtoi se ajo i ka shpjeguar strukturën familjare.

“Sheh fëmijët e tjerë, ata kanë babin dhe përballesh menjëherë se përse se kam babin. Unë jam përpjekur t’i shpjegoj këtë, që ka të gjitha format e familjeve në këtë botë. Ka që kanë mamin dhe babin, ka që kanë vetëm babin, ka që kanë vetëm mamin, po ka që edhe mund të mos ketë as njërin as tjetrin, por i bëhet dikush tjetër, i cili bëhet shumë i rëndësishëm për ta”, u shpreh Fjodora.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303