fbpx

 “Ku është Pandi më ka ik Pandi, ju luta Pandit”. Murrizi zbulon në Kuvend kërkesën që i bëri Pandeli Majkos

ku-je.png

Kreu i Partisë Lëvizja Demokratike Shqiptare, Myslim Murrizi  teksa po fliste nga foltorja e Kuvendit për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, zbuloi dhe kërkesën që i ka bërë deputetit të PS-së, Pandeli Majko.

 “Ku është Pandi më ka ik Pandi, ju luta Pandit. Pand Majko hajde bashkojmë votat dhe ta prishim këtë kod zgjedhor si në 21 prilli i 2008 se është kod bastard, nuk donte të dilte nga rreshti i partisë. Është ndër 10 të votuarit bashkë me Kodhelin, ndër 10 të votuarit socialist në Tiranë, 18 keni fituar ju, po këta nuk vijnë se nuk i lë Damiani!”, tha Murrizi gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Më tej ai përmendi të gjithë kandidatët për deputetë që morën shumë vota në zgjedhje, edhe më shumë se kolegët e tyre, por nuk mund të jenë pjesë e Kuvendit për shkak të herësit, që nuk e thyejnë dot.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303