“Ku i gjete lekët për filmin?”, Bes Kallaku flet hapur

Aktori i mirënjohur i humorit, ka punuar rreth dy vite e gjysmë për filmin e titulluar “Falco” dhe në të luajnë personazhe shumë të njohur nga showbizi. Filmi do të transmetohet në kinema me datë 20 Nëntor.

Së fundmi aktoi i humorit ishte i ftuar në emisionin e pasdites “Rudina” për të folur për projektin e tij më të ri.

I pyetur drejtpërdrejtë nga moderatorja e emisionit, Besi tregoi para gjithë teleshikuesve se cilët ishin ata që kishin kontribuar financiarisht për prodhimin e filmit.

“Si ja dole të grumbullosh para” ishte pyetja që moderatorja i drejtoi Bes Kallakut.

“Ky film është një mbështetje e të gjithë të ardhurave të familjes time. Gjithashtu kam pasur edhe sponsora. Kam punuar me klering. Unë xhiroja aty dhe na jepnin drekën. Ishte thjesht shaka- u shpreh më pas aktori, por me të vërtetë ka qënë pjesa më e vështirë” duke e mbylllur me një falenderim për të gjithë ata që e kanë ndihmuar për të realizuar filmin.