Ku i gjeti kockat që i vendosi në Makinë? Ja si u ‘RINGJALL” biznesmeni Davide Pecorelli

arra-1.jpg

Detaje të reja kanë dalë në dritë mbi skenarin që ‘hartoi’ biznesmeni Italian Davide Pecorelli për të bindur policinë italiane dhe shqiptare, opinionin publik dhe familjen e tij se kishte ndëruar jetë. Mësohet se kockat e gjetura në makinën e djegur të cilat u hetuan fillimisht si të Pecorellit, janë marrë nga një varrezë e vjetër për të bindur policinë dhe të afërmit se ai ka vdekur.

Shkak i këtij inskenimi gati-gati kinematografik dyshohet të jenë bërë borxhet që kishte Pecorelli në Itali ku disa nga bizneset e tij kishin falimentuar dhe synonte që përmes kësaj skeme të përfitonte siguracionet e jetës.

Vitet e fundit ai lëvizte mes Italisë dhe Shqipërisë, ku ishte lidhur me një grua shqiptare më të cilën kishte edhe një fëmijë. Ndërkohë mediat italiane bënë me dije mëngjesin e sotëm, se ai ka folur në telefon me ish-gruan pasi u gjet në brigjet e Livornos në një gomone , në anën e kundër të shtetit shqiptar prej ku kishte humbur gjurmët 8 muaj më parë.

Kjo duket të qenë pjesë e strategjisë së tij për t’u larguar prej hetuesve të cilët prej kohësh po hetonin në disa pista për “vrasjen”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303