20.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Maj, 2024

TË FUNDIT

Ku ka humbur Ija e Bes-it, zbulohet arsyeja

spot_img

Aktori i njohur i humorit Bes Kallaku e ktheu gjyshen e tij Ijen në një nga personazhet më të dashur për publikun shqiptar.

Fillimisht e mori në emisione ku ai ishte i ftuar, postonte fotografi me të në profilet e tij në rrjetet sociale, derisa i hapi një llogari në “Instagram” me emrin e saj.

Në këtë mënyrë, Ija u kthye në gjyshen më të njohur në Shqipëri si dhe shumë shpejt u bë një nga personat më të ndjekur në rrjetin social. Por ka disa muaj që ajo nuk është aktive në “Instagram”.

Arsyen se pse së fundmi Ija nuk ka bërë asnjë postim, e ka treguar nipi i saj. Besi publikoi në “Instastory” një foto nga mesazhet e shkëmbyera me të gjyshen në “WhatsApp”.

Ai e pyet se pse nuk ka qenë aktive këto muaj në “Instagram” dhe ajo i thotë se ka patur shumë pasi ka qenë duke përgatitur vajin e ullirit.

“Nuk kam pas mundësi o shpirt. Edhe shumë punë kam pas”, shkroi Ija në mesazhet me nipin, i cili e publikoi me mbishkrimin: “Arsyeja pse Ija nuk ka qenë aktive në Instagram.

” Njëkohësisht Bes Kallaku ka ndarë me ndjekësit e tij një video nga momenti kur gjyshja është duke përgatitur vajin, pas vjeljes së ullinjve.

bes ija

https://www.instagram.com/p/BpUumVnB3z5/?taken-by=bes_kallaku

https://www.instagram.com/p/BpUuRhehmqR/?taken-by=bes_kallaku

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat