fbpx

Ku po gabohet? Mungesa e jodit, një kërcënim për zhvillimin mendor të fëmijëve

jod-696x304.jpg

Zgjidhja e problemit të mungesës së jodit duke vendosur detyrimin ligjor për përdorim të kripës së pasuruar me jod, duke standardizuar monitorimin e programeve të fortifikimit dhe duke promovuar qëndrueshmërinë e programeve të parandalimit të sëmundjeve që kanë në bazë mungesën e jodit.

Këtë kërkojnë shkencëtarët e projektit EUthyroid, të udhëhequr nga BE-ja dhe të mbështetur nga shumë organizata.

Në bazë të provave, ata tregojnë se rreth 50% e të sapolindurve në Evropë nuk e arrijnë potencialin e tyre të plotë njohës për shkak të mungesës së jodit, një mikroushqyes që merret nga uji e ushqimi dhe që është i nevojshëm për prodhimin e hormoneve tiroide, rregullatorë të rëndësishëm të metabolizmit për rritjen dhe zhvillimin.

Nënshkruesit e Deklaratës së Krakovës nënvizojnë faktin se “gjatë shtatzënisë, gratë kanë më shumë nevojë për jod, që shpesh nuk merret mjaftueshëm me ushqim.

Edhe një mangësi minimale e jodit mund të dëmtojë funksionet neurokonjitive dhe të pakësojë IQ-në e fëmijëve, por shumë nëna nuk janë në dijeni të pasojave që mund të ketë niveli i ulët i jodit në shëndetin e fëmijëve të tyre”.

Duhet nënvizuar se mungesa e jodit mund të evitohet në mënyrë të leverdisshme ekonomikisht, duke përdorur ushqim të fortifikuar me jod.

Prej shumë vitesh, OBSH-ja konsideron të rëndësishëm një monitorim sistematik për eliminimin e mungesës së jodit në Europë, por për fat të keq, vetëm tetë vende në Bashkimin Europian, vëzhgojnë këtë normë minimale dhe përballen me të.

Përveç kësaj, sipas ekspertëve, në shumë vende evropiane me programe ndihmëse që sigurojnë fortifikimin e kripës së gatimit me jod, deri në 50% e të sapolindurve ende janë të ekspozuar ndaj mungesës së lehtë të jodit, prandaj, potenciali i tyre njohës është në rrezik.

Ndërkohë që rënia e moderuar e IQ-së mund të ndikojë negativisht tek individët, duke u shkaktuar probleme me të mësuarin dhe duke mos e zhvilluar dot siç duhet potencialin e tyre të plotë, reduktimi i IQ-së në popullsi mund të ndikojë në ecurinë ekonomike të të gjitha vendeve.

Megjithëse janë të njohura tashmë efektet e rënda shëndetësore të shkaktuara nga mungesa e jodit, programet e parandalimit të këtyre sëmundjeve marrin pak vëmendje nga vendimmarrësit politikë dhe nga qytetarët europianë.

Më 17 prill 2018, hulumtuesit evropianë u mblodhën dhe paraqitën studimet e tyre mbi sëmundjet e shkaktuara nga mungesa e jodit, në kuadër të organizatës Horizon2020, nëpërmjet programit kërkues dhe novator EUthyroid (ID projekt: 634453), të shqetësuar për mungesën e angazhimit nga ana e hartuesve të politikave.

Konsorciumi ka nisur një apel që përfshin të gjitha palët e interesuara për të tërhequr vëmendjen e politikëbërësve, institucioneve dhe komunitetit mjekësor-shkencor për të siguruar strategji konkrete që të parandalohen sëmundje nga mungesa e jodit në të gjithë Evropën.

Qëllimi i Deklaratës së Krakovës është eliminimi i mungesës së jodit. Ekspertët kërkojnë:

 Metoda parandalimi: autoritetet dhe vendimmarrësit politikë duhet të vendosin detyrimin për kripë të pasuruar me jod, në mënyrë që të sigurohet një shkëmbim i lirë i ushqimeve të fortifikuara në Europë.

Në të njëjtën mënyrë duhet vepruar edhe me ushqimin për kafshë, për të cilin nevojitet aprovimi i normativave për të siguruar një shkëmbim të lirë në BE.

 Kontrolle parandaluese: qeveritë kombëtare dhe autoritetet shëndetësore duhet të njësojnë monitorimin dhe të vlerësojnë programet e pasurimit me jod në intervale të paravendosura për të siguruar marrjen optimale të jodit.

– Mbështetje për parandalim: shkencëtarët, së bashku me shëndetin publik, me organizatat e pacientëve, industrinë dhe publikun, duhet të mbështesin masat e nevojshme për të bërë të mundur që programet e parandalimit të sëmundjeve që shkaktohen nga mungesa e jodit, të jenë të qëndrueshme, duke patur parasysh ambientin dhe një ndërgjegjësim më të madh social për këtë argument.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *