Robert Kubica arrin më në fund që të realizojë ëndrrën e tij: kthimin në Formula 1.
Piloti polak, i cili pësoi një aksident të rëndë në pistat e F1 (2007) dhe më pas me një makinë Rally 8 vjet më parë, ka nënshkruar një kontratë për sezonin e vitit 2019 me skuadrën Williams.
Kubica e dëshironte me çdo kusht një rikthim të tillë dhe pasi u rikuperua nga dëmitet e rënda në kokë, polaku është gati të lerë shenjë në atë që konsiderohet si maja më e lartë e garave të shpejtësisë.