fbpx

Kuçovë/ I heqin nga puna, 8 punonjës të pastrimit kërcënojnë se do hidhen nga ndërtesa

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1.jpg

Tetë punonjës të firmës së pastrimit të qytetit të Kuçovës kanë kërcënuar se do të hidhen nga maja e kullës së ish-Milvës.

Ata janë pushuar nga puna dhe kërkojnë rikthimin.

Të dëshpëruar, ata thonë se e kanë ndërmarrë vendimin ekstrem pasi janë hequr nga puna pa asnjë lloj shkaku.

8 punëtorët e firmës së pastrimit: Luiza Halili, Aziz Isufaj, Donika Bregaj, Shkëlqim Kasëmi, Agron Xhafa, Zoica Prifti, Kristaq Bano dhe Elona Bregaj.

Punonjësit theksojnë se nuk munden dot të ushqejnë familjet e tyre.

Pas negociatave të shumta të policisë dhe përfaqësuesve të firmës së pastrimit të qytetit, ata kanë zbritur që lart dhe janë nisur drejt punës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303