fbpx

Kufjet 250 dollarëshe fusin Apple në telashe, inatosen përdoruesit

Përditësimi i kufjeve më të famshme të Apple, AirPods Pro, e ka futur gjigantin e teknologjisë në telashe të mëdha më përdoruesit. Versioni i ri i këtyre kufjeve duket se zvogëlon aftësinë e tyre për të bllokuar zhurmën e mjedisit rreth e rrotull duke inatosur shumë prej përdoruesve.

Kjo ishte në fakt edhe një nga pikat e forta të AirPods Pro, të cilat kushtojnë plot 250 dollarë.

Shumë prej përdoruesve shkruajnë në rrjetet sociale se kanë vërejtur një ndryshim të dukshëm pas një përditësimit të fundit në dhjetor.

Duke provuar AirPods para dhe pas një azhurnimi të fundit të Apple, studiuesit zbuluan po ashtu se aftësinë e kufjeve për të bllokuar zhurmat e ambientin ishte ulur ndjeshëm.

“Pas azhurnimit, ne rishqyrtuar kufjet dhe rezultatet tona treguan një rënie mjaft të konsiderueshme të performancës së izolimi,” shkruan Rtings.com, një forum i famshëm i lidhur me produktet teknologjike.

“Kjo do të thotë që këto kufje nuk do të bëjnë një punë aq të mirë për të bllokuar zhurmën e aeroplanëve ose autobusëve të motorëve, siç kanë bërë përpara këtij përditëesimi”, thekson forumi.

Kjo vërtetohet nga të paktën disa klientë të cilët ankohen se mund ta dëgjojnë më shumë zhurmën e ambientit pas përditësimit.

“Pavarësisht se kisha vënë kufjet, mund t’ju them se kam dëgjuar më shumë zhurmë gjatë rrugës për në shtëpi ë Twitter.”, shkruan në përdoruesit e Reddit. “Por ka shumë njerëz që thonë të njëjtën gjë”, shton ai.