fbpx

“Kujdes”. Eksperti Dasho lëshon thirrjen ndaj të moshuarve: Sa të merret vesh se…

Eksperti i shëndetit publik, dr. Erion Dasho, ka reaguar sërish me anë të një statusi në Facebook lidhur me situatën ndaj COVID-19. Dasho ju bëri thirrje qytetarëve, konkretisht të moshuarve që të bëjnë shumë kujdes dhe të marrin masa për të mbrojtur veten.

Postimi nga Erion Dasho

Sipas të thënave të miqve:

  1. Megjithë karantinën imagjinare, dje ka vazhduar jeta si para COVID, as maska, as distancim, njerëz që hanë fara në rrugë dhe pështyjnë, flasin para fytyrës së njëri-tjetrit, etj.
  2. Shpesh dëgjon kollitje dhe teshtima në rrugë (të cilat nuk duhet të jenë shumë prezent në këtë kohë, pasi maji nuk është stinë virozash).

Megjithë optimizmin që vjen nga bota, këto nuk janë shenja të mira. Me sa duket ne po paguajmë me fajde pasojat e një karantine super strikte dhe jo proporcionale me gjendjen e epidemisë.

Njerëzit e lodhur po i rikthehen një normaliteti paradoksal, ku 10 veta dëbohen me dhunë nga plazhi, por 1,000 veta flasin me spërkla para fytyrës së njëri-tjetrit; ku deri dje nuk lejohej pa maskë dhe doreza të hyje as në tregje të hapura dhe sot njerëzit puthen dhe përqafohen në rrugë.

KUJDES! Një lutje për të moshuarit mbi 65 vjeç dhe ata që vuajnë nga sëmundje kronike (sidomos në Tiranë dhe Durrës) që të marrin masa për të mbrojtur veten.

KUJDESUNI për veten deri sa të merret vesh se ç’po ndodh me virusin në Shqipëri. Marrja e përgjegjësive personale është, fatkeqësisht, e vetmja rrugë që duket se ka ngelur…