Kujdes me standardet e bukurisë ! Qerpikët fals dëmtojnë qerpikët tuaj

Standardet e bukurisë, duket se i vendosin femrat përpara zgjedhjeve tejet të vështira. Nënshtrimi ndaj ndërhyrjeve kirurgjikale, operacionet plastike, trajtimet që nuk kanë fund dhe e gjitha kjo për çfarë, për të qenë të bukura dhe të pranuara në rrethin e shoqërisë.

Të zgjerohemi në të gjitha këto ndërhyrje ky artikull nuk do të kishte fund, por ajo që do të lexoni në vijim është sesi qerpikët fallco mund të bëjnë që qerpikët tuaj të vërtetë të bien për 3 javë.

Vendndosja e qerpikëve të gjatë shtesë dëmton qerpikët tuaj pasi këta të fundit ngjiten në rrënjët e qerpikëve të vërtetë. Ajo që ju duhet të bëni nëse jeni të sigurtë që dëshironi qerpikë fallco është që duhet të siguroheni për teknikën që estetistja do të përdorë dhe mjetet e produktet. Rastet kur vajzat kanë vuajtur nga rënia e qerpikëve falë atyre fallco nuk janë të pakta ndaj kini kujdes.