Kujdes! Minjtë kanë ftohtë, 120 milionë do ju ‘pushtojnë’ shtëpitë në dimër

Vrojtuesit e kafshëve kanë paralajmëruar britanikët për minjtë që do “pushtojnë” shtëpitë e tyre në dimër.

Sapo të fillojë i ftohti i acartë, popullsia e 120 milionë minjve, rreth dyfishi i njerëzve, do të gjejnë një vend të ngrohtë për të kaluar stinën.

Ato shpesh lëvizin në dollapë, papafingo dhe në magazina poshtë shkallëve. Por minjtë mund të shkaktojnë dëme serioze duke ngrënë kabllot elektrike.

“Ndërsa bëhet më ftohtë, minjtë do të lëvizin më afër ushqimeve dhe ambienteve të ngrohta, kjo do të thotë shtëpitë e njerëzve”, tha një vrojtues.

Ai i sugjeroi pronarëve të shtëpive që të bllokonin boshllëqet me tulla, të pastronin magazinat poshtë shkallëve dhe të mos linin ushqim në vende ku mund të grumbullohen minjtë.