fbpx

“Kujdes, mos dërgoni asgjë”. Gazetarët shqiptarë bëjnë thirrjen urgjente: Nëse ju kërkojnë kod nuk….

sulmi.jpg

Dy gazetarët e njohur shqiptarë Lutfi Dervishi dhe Blendi Salaj kanë bërë me dije se kanë rënë pre e një sulmi kibernetik ndërsa ju bëjnë thirrje miqve të tyre që të bëhen të kujdesshëm nëse dikush ju kërkon kod, të mos ua japin.

Gazetari Lutfi Dervishi dhe gazetari Blendi Salaj kanë bërë me dije se kanë rënë pre e një sulmi kibernetik.

Kanë qenë vetë ata të cilët kanë treguar se dikush i ka hack-uar rrjetin social Whatsapp, përmes një postimi në “Facebook”.

Dervishi dhe Salaj gjithashtu u kanë kërkuar miqve që të tregohen të kujdesshëm për të dhënat personale.

Advertisement

“Kujdes! Derisa ta rikuperoj Whatsappin, nuk jam unë që ju shkruaj. Dhe nëse ju kërkoj ndonjë kod, mos dërgoni asgjë. Nuk jam unë”, – shkruan Blendi Salaj.

“Për miqtë që komunikoj në Whatsapp, ju lutem mos komunikoni me nr tim në Whatsapp deri sot pasdite sepse është i hackuar”, – shkruan Lutfi Dervishi.

 

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303