fbpx

“Kujdes! Mos i hapni derën çdokujt që troket, jo pre e… “, ja ç’i çoi gratë drejt vetëflijimit

Përgjegjësi i Katekizmit në Kishën Ortodokse, Miron Çako ka folur në lidhje me sektet fetare. Ai tha se qytetarët shqiptarë nuk duhet të bijnë pre e indoktinimit dashakeq që i shtynë drejt vetëvrasjes.

Ky diskutim lidhet ngushtë me ngjarjen tronditëse në Kombinat, ku u vetëflijuan Zhaneta dhe Anisa Josifi.

“Në qoftë se doktrina inspiron vetëflijimin duhet të ndalohet. Këto sekte ndikojnë në kryerjen e vetëvrasjes. Mos i hapni dërën çdokujt që iu troket pasi këta përfitojnë nga padija dhe gjëndja e rënduar emocionale duke të shplarë trurin përmes doktrinëstë së tejmbushur me informacion. Me këta njerëz nuk duhet të takohesh. Shteti duhet të kontrrollojë nga vijnë këto sekte fetare. Keqinterpretimi i doktrinës i çoi gratë në vetflijim, duke menduar se duke sakrifikuar dhe duke u pastruar do të rilindnin në mbretërinë e Zotit. Për fat të mirë ne kemi një të mbijetuar nga kjo ngjarje e cila mund të hedhë dritë se cili ishte sekti fetar dhe kush i indoktrinoi për të kryer vetëvrasjen. Ndaj shteti nuk duhet ta mbylli hetimin por duhet ta çojë deri në fund për të dalluar njerëzit kush është fe e Zotit dhe kush janë këta që i shtyjnë njerëzit drejt këtyre ngjarjeve makebër. Deri në moshën 11 vjeç fëmijët duhet të shkojnë në institucione fetare të shoqëruar nga prindërit. Fetë zyrtare punojnë në menyrë të hapur dhe jo si celula që shkojnë në shtëpi dhe ushtrojnë aktivitetin në mënyrë të fshehtë. I bëj thirrje prindërve mos të gënjehen nga një dhuratë ose mësimi i një gjuhe të huaj dhe t’i bejnë fëmijët e tyre pjesë të këtyre sekteve”. – u shpreh përfaqësuesi i Kishës Ortodokse për Faxnews.