Instituti i Shëndetit Publik në Shqipëri këshillon shoferët e makinave të bëjnë kujdes gjatë drejtimit të mjetit në rrugë me akull.
Në një postim në rrjetet sociale, shkencërisht ISHP-ja shpjegon se frenimi në rrugë me akull nuk është i sigurtë, për shkak të “uljes së ndjeshme të koeficienteve të fërkimit midis gomave dhe rrugës me akull”.
E thënë me fjalë të tjera, në akull rrëshket!
ISHP rekomandon: “Ruani distancën nga mjetet e tjera gjatë udhëtimit. Ulni shpejtësinë e qarkullimit në rrugë të drejtë.”
Advertisement