fbpx

“Kujdes, pajisuni me goma dimërore”. ARRSH bën thirrjen e fortë për drejtuesit e mjeteve

arr-1.jpg

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka publikuar sërish sot në një njoftim ku bën të ditur se akset rrugore në të gjithë vendin janë të kalueshme, por drejtuesit e mjeteve në verilindje dhe juglindje duhet të pajisen me goma dimërore.

“Është punuar për shpërndarjen e kripës për eleminimin e ngricave. Reshjet kanë pushuar në të gjithë territorin. Qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.

Drejtuesit e mjeteve, apelon ARRSH, duhet të tregohen të kujdesshëm sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303