fbpx

Kujdes pamje të rënda/ Vajzat vdesin në aksident, përplasen me shqiptarët

Dy vajza të moshës 20 dhe 21 vjeçe kanë ndërruar jetë në një aksident të rëndë të ndodhur mbrëmjen e kaluar në njërën prej autostradave në Breshia të Italisë.

Claudia Miraoli dhe Gulia Vangelisti po ecnin me një Opel Corsa’, në momentin kur një makinë audi është përplasur me to. Në makinën në fjalë ndodeshin 5 punëtorë shqiptarë që sapo kishin përfunduar turnin e punës dhe po ktheheshin në shtëpi.

Dy vajzat humbën jetën, ndërsa dy prej shqiptarëve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Për nxjerrjen e tyre nga makina u desh ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës.