fbpx

Kujt i ngjan vajza e Elia Zaharias dhe Princ Lekës? Amosi sapo na e zbuloi

amos.jpg

Pak ditë më parë Elia Zaharia dhe Princ Leka u bënë prindër për herë të parë të një vajze të quajtur Geraldina.

Ndërkohë para 3 ditësh, Elia Zaharia publikoi në rrjete sociale fotot e para familjare, por pa zbuluar portretin e të voglës.

Ndërsa vëllai i saj, Amos Zaharia, ka zbuluar ditën e sotme se kujt i ngjan vogëlushja.

“Është një ndjesi e paprovuar dhe e papërshkrueshme. Është e vockël. Shumë e mirë. Kur e pashë për here të parë Geraldinën e vogël ka qenë kaq e vogël (Tregon me duar). Ajo ka lindur në të njëjtën datë, kur Mbretëresha Geraldine u largua nga jeta dhe kur i tha mjeku Elias datën që kishte për të lindur, u habit.

Buzët i ka si të Elias, ka lindur me buzë të trasha. Po kam përshtypjen se është vajzë dhe do i ngjaj Lekës. Është bionde dhe me sy bojëqiell”, ka treguar Amosi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303