Kujtim Gjuzi bën zbulimin e madh: Ja pse u dogjën mandatet

Deputeti i Kuvendit, Kujtim Gjuzi, gjithnjë ka ‘mahnitur’ me deklaratat e tij në çdo studio televizive ku ka qenë i ftuar, saqë tanimë është bërë një personazh i famshëm.

I ftuar në ‘Top Talk’ në Top Channel Gjuzi komentoi largimin e opozitës nga Parlamenti, teksa ka bërë edhe ‘zbulimin’ e madh duke thënë se deputetët e opozitës mërzitur në Parlament.

“Ata që kanë dhënë dorëheqjet nga Parlamenti i Republikës së Shqipërisë janë mërzitur aty”,-tha Gjuzi në “Top Talk”. /real-news.tv/