Kujtim Gjuzi i tregon vendin Ilir Metës

Deputeti i opozitës së re parlamentare, njëkohësisht kreu i Partisë konservatore, Kujtim Gjuzi në një prononcim për CNA.al deklaroi se për të dhe për Partinë që ai drejton data 30 Qershor është legjitime.

Gjuzi theksoi se Partia Konservatore njeh institucionet shqiptare por nuk e njeh presidentitn e Republikës, Ilir Meta pasi sipas tij ka shkelur Kushtetutën.

Deputeti Gjuzi tha se Partia konservatore do të regjistrohej në këto zgjedhje me kandidatët e saj bashki më bashki, por KQZ ka vonuar regjistrimin e tij si deputet në Parlament dhe kjo është bërë qëllimisht thekson Gjuzi për të penguar pjesëmarrjen e partisë së tij në zgjedhjet lokale.

Zgjedhjet në këtë moment kanë vendim, kanë një dekretim dhe një çdekretim. Partia Konservatore, dekretimin e ka njohur sepse njeh Republikën e Shqipërisë, njeh Presidencën shqiptare por nuk njeh Presidentin. Sepse Presidenti ka shkelur nenin 89 të Kushtetutës në datë 8 Qershor të 2017-tës, duke hyrë në zgjedhje duke u bërë palë me partinë që ka ngritur vetë. Në këto kushte dekreti i Presidentit për Partinë Konservatore është regjistrimi i kësaj force politike në KQZ, pra të njohim institucionin e shtetit që do të thotë nëse Presidenca nxjerr një dokument pavarësisht që mban firmën e një Presidenti që ne nuk duam ta njohim moralisht, ligjërisht e njeh shteti shqiptar, në këto kushte ne u regjistruam dhe ishim gati për të hyrë në zgjedhje, por mandati im u vonua 61 ditë që nënkupton se dikush ishte i interesuar që Konservatorët të mos ishin në momentin e duhur për tu regjistruar në zgjedhje me kandidatët tanë bashki më bashki dhe në këtë rast ne filluam ta quajmë të çeduar KQZ-në i cili kontrollohet nga partia e Rilindjes. Pas kësaj lëvizje në vendosëm kushtin tjetër që nëse Edi Rama nuk do të thërrasë partitë politike, paralamentare dhe jo paralamentare që do të thotë, PD-në si partia më e madhe administrative e opozitës dhe partia Socialiste e drejtuar nga Rama ne do të silleshim do të silleshim në mënyrë jo korrekte në 30 Qershor. Pra nuk do të regjistronim njerëzit tanë për ti bërë karshillëk PD-së sepse ne jemi demokratë si fillim dhe normalisht që jemi Konservatorë prej 76 vites që nga Konferenca e Mukjes”,-u shpreh Gjuzi./CNA.al/