fbpx

Kujtim Gjuzi: Unë vetë për arsye objektive familjare s’e meritoj postin e presidentit

gjuzi-768x387.png

Kreu i Partisë Konservatore të Shqipërisë, Kujtim Gjuzi duket se ka vendosur që të mos garojë për postin e kreut të shtetit. I ftuar në PolitikOn, deputeti Kujtim Gjuzi u shpreh se vetë ai për arsye objektive familjare nuk e meriton postin e presidentit.

“Unë Metën e kam dërguar në gjykatën Kushtetuese e unë njoh shtetin e së drejtës. Meta nuk ka ikur akoma sepse duhet vota parlamentare për të shkuar në Kushtetuese. Që kur do ikja në parlament, thashë se për arsye objektive familjare nuk e meritoj postin e presidentit. Më këtë unë e mbyll. Ne jemi njerëz të oborrit, por njeri i oborrit më shumë se Rama nuk ka,”-tha Gjuzi.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303