fbpx

Kujtohet marrëveshja e 17 majit mes Ramës e Bashës, Artan Fuga ka dy fjalë

Akademiku dhe pedagogu Artan Fuga ka bërë një reagim në Facebook në lidhje me një marrëveshje të mundshme që u diskutua më 17 maj të 2017-ës.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Fuga nuk e fsheh habinë për faktin se çfarë ka për t’u përkujtuar kjo çështje.

REAGIMI I FUGËS

Hymni i harresës!
Media të ndryshme sot përkujtojnë paktin Rama – Basha të tre viteve më parë!
Nuk kuptoj se çfarë ka për t’u përkujtuar!!!
Kujtonin pra edhe ditën e ardhjes të letrave të Politbyrosë në 48 ku denoncohej klika e Titos!
Mirë atëherë kujtoni edhe takimin në Jalta midis Stalinit, Ruzveltit dhe Curcillit!
Ose ditëlindjen e Emirit të Katarit!
Apo ditën e formimit të Shtabit të Përgjithshëm në Labinot!
Ose mbërritjen e Anijes Kozmike në Hënë!
Ngjarjet e hidhura thote Frojdi kujtesa i fshin! Prandaj ai i thur hymne harresës!
Lëre pastaj ngjarjet e trishta, të dëmshme, pa transparencë, fyese, zhgënjyese !
Si nuk u tha një media : Harrojeni!