Kukës/ Basha bën premtimin e madh: Me ardhjen në pushtet, do të…

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka qenë i pranishëm në një tjetër takim ditën e sotme në qytetin e Kukësit.

Ai i ka premtuar kuksianëve se sapo PD të vijë në pushtet do të heqë traun e rrugës së Kombit.

“Kukësi i ka prirë betejës për liri e demokraci me revoltën kundër taksës së rrugës së Kombit. Dua të shpreh vendosmërinë tonë që javën tonë të parë në qeveri do të heqim traun e rrugës së Kombit. I kam kërkuar strukturave të PD të bëhen gati që bashkë me qytetarët ta kthejmë shumicën Rama ik më 30 qershor, në shumicën e një ndryshimi të thellë ekonomik e politik për çdo shqiptar, për t’i dhënë fund emigracionit e kurbetit që po e tret Kukësin. Punësimi i shqiptarëve, mirëqenia e shqiptarëve, punësimi i kuksianëve, mirëqenia e tyre janë objektiv dhe prioriteti më madhi i PD dhe i imi personalisht”, nënvizoi kryedemokrati./real-news.tv