Kukësi kapitullon në Hungari

Kukësi është mposhtur me rezultatin 3-0 nga Debreceni në takimin e vlefshëm për raundin e parë të Ligës së Evropës.

Kukësi bëri një pjesë të parë të mrekullueshme por në të dytën u mposht 3 herë.

Pas kësaj humbje, verilindorëve do t’iu duhet një mrekulli në ndeshjen e radhës që do të zhvillohet pas 1 jave.