fbpx

Kulla te Teatri?! Rama e thotë me zë të lartë, ja ç’do ndodhë

Rama-10-770x447.png

Në debatin e ashpër që po zhvillohet në emisionin “Real Story” në News 24. Kryeministri Rama përsëriti më shumë se disa herë që në truallin e Teatrit Kombëtar nuk do të ngrihen kulla, pavarësisht se nuk pranoi të përgjigjej se c’do bëhej me truallin që mbetet bosh.

“Ca të them atë fjalën që thoshte Kadri Roshi? Nuk ka kulla aty, nuk ka more vëlla! Si tua shpjegoj? E kam thënë 100 herë? Brenda, jashtë, mbrapa në të gjithë perimetrin nuk ka kulla”.

Ai sqaroi po ashtu se fillimisht kishte dashur që TK të ngrihej përmes një PPP.

“Ne shkuam për ta zgjidhur këtë me PPP, nuk e kam fshehur këtë. Toka para dhe pas teatrit do i jepej mundësi investitorit të ndërtonte për qëllime fitimi dhe për shtetin të ndërtonte teatrin. Kur erdhi oferta, u quajt e papranueshme se për interesin publik, nuk mund të pranohej. Në atë moment nisëm të diskutojmë një sistem tjetër ku bashkia hyn në rolin e zhvilluesit dhe qeveria jep garanci sovrane për Bashkinë e Tirnaës”,- sqaroi Rama.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303