fbpx

Kultivimi i kanabisit, Lleshaj e pranon dhe gjen zgjidhjen: Ja si do e monitorojmë situatën…

lleshaj-1-765x450.gif

Ministri i Brendshëm Lleshaj në një diskutim virtual me drejtorin e Policisë Ardi Veliu dhe drejtorët e qarqeve, ka deklaruar se në qarqet kryesore në vend vazhdon mbjellja e kanabisit. Lleshaj thekson se policia do të përdorë helikopterët për të monitoruar nga ajri vendet e dyshuara.

 “Sipas informacione që disponoj, zona me risk [për kultivimin e kanabisit] konsiderohen ende Gjirokastra, Shkodra, Durrësi, Vlora, ku kërkohet përqendrim vëmendje maksimale, pa lënë në heshtje edhe të tjera, si Lezha, Berati, Elbasani, tentativa për kultivim ka në shumë qarqe. Duhet të përdorim flotën e helikopterëve që kemi, bazuar te informacionet që kemi, jo fluturime të përgjithshme, të orientuara paraprakisht, të mbulojë të gjitha sipërfaqe me risk.”, tha ai.

Në fund të komunikimit për luftën ndaj kanabisit, Lleshaj porositi drejtorët e policisë që gjatë sezonit turistik çdo çadër pa leje ta luftojnë njësoj si kanabisin:

“ Edhe një çadër pa leje në plazh ta konsideroni bimë narkotike.”

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303