Kultivonin kanabis, arrestohen 2 shqiptarë

Capture-10.jpg

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia britanike disa ditë më parë. Mësohet se 3 shqiptarë prodhonin dhe kultivonin kanabis, ku momentalisht vetëm 2 prej tyre janë arrestuar.

Sipas policisë, arrestimi i njërit prej shqiptarëve ishte mjaft i lehtë, pasi ai qëndroi në vend. Ndërkohë, për personin e dytë u zhvillua një operacion derisa u arrit kapja e tij, ndërsa shqiptari tjetër është arratisur.

Mësohet se 2 shqiptarët po përballen me procedurat e dëbimit. Gjatë kontrolleve në fermën e zbuluar janë gjetur 20 bimë të llojit kanabis sativa./real-news.tv

scroll to top