fbpx

Kultivonin kanabis, arrestohen 3 shqiptarë në Britani

kanabis.jpg

Tre shqiptarë kanë rënë në pranga nga autoritetet britanike, pasi kultivonin dhe tregtonin kanabis. Mësohet se tre të arrestuarit janë 2 meshkuj dhe një femër, të cilët janë dënuar dhe më pas do deportohen për në Shqipëri.

Njoftohet se Islam Gjuta është dënuar me 3 vite burg, Lumjan Matmuja me nëntë muaj burg, ndërsa Valbona Furiku me gjashtë muaj burg. Policia kishte nisur hetimet që në dhjetor, ku gjeti dhe sekuestroi kanabis në dy shtëpitë që kishin 3 shqiptarët.

Ata kultivonin drogë, e cila arrinte vlerën e 137 mijë paund./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303