Kultivonin kanabis, dënohet greku dhe shqiptari

burgggggg.jpg

Një grek dhe një shqiptar  janë arrestuar në Britaninë e Madhe në nëntor të vitit të kaluar, pasi kultivonin kanabis. Ata u kapën në banesën e tyre, ku edhe prodhohej kanabisi brenda ambienteve të shtëpisë. Mësohet se greku quhej Ntenis Pteritai, 23 vjeç dhe shqiptari Mariglen Skëndaj, 36 vjeç.

Ata janë arrestuar rreth orës 10 të mëngjesit në nëntor, ndërkohë sot gjykata vendosi t`i dënojë të dy me plot 4 vite burg.

Por, mësohet se shqiptari ka rrëfyer ngjarjen duke treguar se kishte mbërritur nga Shqipëria në Angli dhe si kishte ushtruar aktivitetin e tij në kultivimin e kanabisit.

Ndërsa greku nuk është prononcuar aspak, duke mos treguar asgjë. Si përfundim, greku u dënua e 2 vite burg, kurse shqiptari me 1 vit e 10 muaj./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303