fbpx

Kumari, në çdo cep e në çdo lagje të vendit. Shqiptarët humbin 132 mln euro në vit

Kumari.jpg

Gjatë këtij viti, pikat e basteve dhe kazinotë njohën zgjerim.

Qytetarët shprehen të shqetësuar nga fenomeni që hasin në çdo rrugë e në çdo cep të qyteteve.

Për muaj të tërë, Top Channel tregoi me fakte pothuaj në çdo qytet të Shqipërisë situatën e pazakontë me kumarin dhe bastet.

Kumari është ndër punëdhënësit më të mëdhenj të sektorit privat, që prodhon vetëm ves, e sipas sociologëve nxit edhe krimin ordiner.

Vartësia nga lojërat e fatit u ka hequr nga xhepi shqiptarëve 132 milionë euro vetëm në një vit.

Pas kësaj është rritur varfëria, e po ashtu edhe dramat familjare. Në Tiranë, Elbasan, Durrës e në të gjithë Shqipërinë, gjendja është më shumë sesa alarmante.

Në asnjë vend normal në botë, kumari nuk është kaq shumë i përhapur.

Ultimatumi i kryeministrit për të mbyllur qepenët e basteve më 1 janar ishte ajo që shqiptarët donin të dëgjonin shumë vite më parë.

Megjithatë, më mirë vonë sesa kurrë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *