Kumbullat jeshile dhe vlerat e tyre

Jemi pikërisht në momentin kur fillon sezoni i kumbullave jeshile.

Ndonëse të vogla dhe të athta ndonjëherë. ato kanë shumë vlera ushqyese.

Kumbullat jeshile përmirësojnë sistemin tretës dhe forcojnë sistemin imunitar. I bëjnë mirë zemrës dhe parandalojnë ngritjen e nivelit të kolesterolit në gjak, ataket e çrregullimet e rrahjeve të zemrës. Kumbullat jeshile pastrojnë në mënyrë natyrale zorrët, prandaj shfrytëzoni sezonin për të pastruar trupin. Ndikojnë në përmirësimin e shikimit dhe aktivizojnë punën e veshkave. Një tjetër vlerë e tyre është aftësia për të ndikuar në formimin e qelizave të kuqe të gjakut e për rrjedhojë, për të parandaluar aneminë.

Edhe personat që vuajnë nga diabeti duhet t’i kenë në listën e ushqimeve të përditshme sepse janë parandaluese të diabetit.

Kështu që, konsumoni sa më shumë kumbulla jeshile. /real-news.tv/