Kume: Partitë politike e konsiderojnë ligjin zgjedhor si pronën e tyre

Një lajm të mirë dhe të shumëpritur e konsideron ish kreu i KQZ, Kristaq Kume marrëveshjen e sotme qeveri-opozitë për reformën zgjedhore. Sipas tij, kjo reformë nuk është se do të heqë me shkop magjik problemet, por të ngushtojë në maksimum përsëritjen e tyre.

I ftuar në studion e lajmeve në Ora News, Kume tha se në këtë lajm të mirë, ka diçka që sipas tij është ndryshe nga çfarë pritej. Mos përfshirja e faktorëve jashtë politikë.

“Në këtë lajm të mirë, ajo që unë do të thosha se është ndryshe nga çfarë prisja, ndryshe edhe nga ajo që është rekomanduar në raportet e OSBE ODIHR për një reformë gjithë përfshirëse, dakordësia e sotme ka si kryefjalë faktin se partitë politike e konsiderojnë ligjin zgjedhor si domen të tyre, si punë që janë ato që duhet ta bëjnë dhe si punë që vetëm ato mund ta bëjnë. Gjatë gjithë kësaj periudhë në diskutimet e organizuara në mënyrë të përsëritur është kërkuar që të ndryshojë qasja ndaj mënyrës së realizohet ky proces, duke përfshirë jo vetëm partitë politike, por edhe pjesën jo politike, shoqërinë civile dhe stafet akademike dhe intelektualet që kanë çfarë të japin. Kjo jo si një thirrje dhe pjesëmarrje formale, por është kërkuar që të realizohet si një produkt ku të gjithë janë të barabartë për të shprehur ide dhe për të vendosur për atë që bien dakord. Kjo nuk është bërë dhe partitë e konsiderojnë si të drejtën ekskluzive të tyre, gjë që mbart rrezikun për tu përballur me sjelle që dalin jashtë pritshmërive.”, u shpreh Kume.

Për Kumen afati 15 mars lidhet me kërkesën për hapjen e negociatave, si një presion nga jashtë