22.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Kunata dha alarmin, detaje drithëruese nga tragjedia në Bulqizë, si u gjet nëna me 2 fëmijët të vdekur?

Bulqiza u trondit sot nga një tragjedi shumë e rëndë ku mamaja bashkë me dy fëmijët u gjetën pa shenja jete pas asfiksisë nga gazi i bombulës.

Ka qenë kunata e Rajmondës ajo që zbuluar tragjedinë, pasi kur shkoi t’u hidhte bagëtive për të ngrënë rreth orës 11:30, trokiti në derën e familjes dhe askush nuk iu përgjigj.

Pas tentativave për të hapur derën, ajo njoftoi fqinjët e saj, të cilët me forcë hynë brenda, por u përballën me skenën e rëndë. Rajmonda bashkë me dy fëmijët kishin ndërruar jetë në banesë, ndërsa vajza e vogël kishte shenja jete dhe u transportua në spital.

Ka dyshime që dhe kjo e fundit mund të ketë ndërruar jetë, ndërsa ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga policia dhe spitali. Nëna me 3 fëmijët jetonin të vetëm, pasi burri ishte emigrant në Greqi.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat