fbpx

Kundër Brexit, Jo Johnson jep dorëheqjen

Jo-Johnson.jpg

Jo Johnson ka dhënë dorëheqjen si ministër të transportit dhe ka bërë thirrje që publiku të flasë sërish për çështjen Brexit.

Deputeti, i cili është vëllai i Boris Johnson, është shprehur se marrëveshja e tërheqjes e cila po negociohet me Bashkimin Europian “do të jetë një gabim i tmerrshëm”.

Duke argumentuar se Britania është “në prag të krizës më të madhe” që nga Lufta e Dytë Botërore, ai tha se ajo që po i ofrohet Britanisë nuk është çka është premtuar më parë.

Jo Johnson votoi për të qëndruar në BE në referendumin e 2016, ndërsa vëllai i tij Boris, i cili u largua si sekretar i jashtëm në korrik, ishte një mbështetës kryesor i Brexit.

Vëllai i tij e lavdëroi vendimin e Jo, duke thënë se ata ndajnë të njëjtin shqetësim përsa i përket mënyrës së menaxhimit të negociatave nga kryeministrja.

Ministrat e kabinetit janë ftuar këtë javë për të lexuar draftin e marrëveshjes së tërheqjes së Britanisë nga BE-ja. Theresa May ka thënë më herët se marrëveshja është rreth 95% e arritur, por ende nuk ka një pakt mbi mënyrën sesi do të garantohet një kufi me kushte shtrënguese në Irlandën e Veriut.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *