fbpx

Kundërshtojnë planin e BE-së për emigracionin, Vishegradi: Sistemi me kuota, i papranueshëm

4 shtetet e Vishegradit (Hungaria, Polonia, Republika Çeke dhe Sllovakia) janë kundër propozimit të BE-së për një politikë të përbashkët për emigracionin.

Plani për pranimin e emigrantëve përmes një sistemi kuotash të detyrueshme është i papranueshëm, thanë krerët e qeverive të Polonisë dhe të Hungarisë dhe të Republikës Çeke, Mateusz Morawiecki, Viktor Orban dhe Andrej Babis, pas një takimi me Presidenten Ursula von der Leyen në Bruksel. Edhe Austria është kundër kuotave.

Sipas Vishegradit, një marrëveshje e 27 vendeve të BE-së është e mundur vetëm në bazë të propozimit hungarez. Sipas këtij propozimi, askush nuk duhet të lejohet të hyjë në territorin e BE-së për sa kohë që për këtë person nuk ka përfunduar procedura e azilit.

Në vend të strehimit të refugjatëve Orban dhe Babis kërkuan që BE ta parandalonte hyrjen e emigrantëve në territorin e BE-së përmes ngritjes së “qendrave” jashtë Bashkimit Europian dhe në kampe brenda BE-së.
BE-ja duhet të negociojë me vendet afrikane si Libia ose Siria në mënyrë që njerëzit të qëndrojnë atje.

Kurse Mateusz Morawiecki tha se grupi i Vishegradit do t’i përmbahet kërkesës për “një politikë më rigoroze dhe efektive në kontrollin e kufijve të BE-së”.