Kupa e Amerikës, Argjentina nuk përmbahet në finalen e vogël

dybal.jpg

Po luhet në “Arena Corinthians” finalja e vogël e Kupës së Amerikës 2019. Argjentina dhe Kili kërkojnë që të bëjnë “pronë” të tyrin vendin më të ulët në pod, çka i shpërblen edhe me medaljen e bronztë të kompeticionit.

Albicelestët dhe kampionët në fuqi të kontinentit nuk arritën që të shkonin në finalen e madhe, duke u eliminuar respektivisht nga Brazili dhe Peruja, që mbrëmjen e kësaj të diele do të ndeshen për titullin kampion.

Golat e takimit: 22′ Skenar i ngjashëm me golin e parë edhe te ai i dytë, me Lo Celso që shërben për Dybala. Sulmuesi lëviz mirë dhe me të majtën përshëndet rrjetën.

12′ Lionel Messi kap në befasi mbrojtjen e Kilit, duke shërbyer për Agueron. Sulmuesi lëviz mirë në hyrje të zonës dhe pasi shmang portierin kalon në avantazh Argjentinën.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303